SLOGANS

‘A jam në vendin tim?’
Kemi zbuluar që Hyji ka një projekt dashurie mbi secilin prej nesh. Çdo person është një copëz e pazëvendësueshme në mozaikun e mrekullueshëm të krijimit. Për këtë pyetemi në çdo moment nëse jemi duke zënë vendin tonë me Jezusin.

‘Besim në Provaninë Hyjinore’
Në Qiell është Dikush që mendon për ne! Hyji kujdeset për çdo bijë të tij me dashurinë e Atit. Si Jezusi, rinjohim që Hyji vepron në çdo situatë si një baba i kujdesshëm.

‘Me Krishtin në zemër, në familje, në punë’
Në këtë mënyrë, Jezusi bëhet qendra e jetës sonë të përditshme. Çdo ambjent e çdo marrëdhënie janë vendi në të cilin mund të rinjohim Hyjin, të fshehur në misterin e çdo personi që takojmë, që të mësojmë ta duam si Jezusi.

‘Nënë, të dua, më bëjë të shenjtë’
Hyji na do të shenjtë, si Jezusi! Emri i vërtetë i lumturisë është pikërisht shenjtëria! Në ecjen drejt kësaj shenjtërie na bëhet shoqe e model Virgjëra Mari, me të cilën ndjehemi të lidhur me dashurinë birnore e të cilës i drejtohemi me lutjen besimplote.